Ahmeti për pavarësinë e Kosovës: S’më dhimbset asnjë ditë e jetës që ia kushtova jetësimit të këtij ideali

schedule17:56 - 17 Shkurt, 2023

schedule 17:56 - 17 Shkurt, 2023

TIRANË- Kryetari i partisë Bashkimi Demokratik për Integrimi, Ali Ahmeti, ka uruar Kosovën për 15-vjetorin e shpalljes së pavarësisë.

Ai përmes një postimi në llogarinë e tij në “Facebook” ka shkruar se ndihet krenar për kontributin që ka dhënë në rrugëtimin e Kosovës.

 

“Sa të jem gjallë nuk do t’i harroj ata bashkëveprimtarë që nuk janë më në mesin tonë, me të cilët bëmë bashkë rrugëtimin që të çojmë në vend amanetin e dëshmorëve. Kosova shënon sot 15 vjetorin e shpalljes shtet të pavarur dhe në kujtimet e mia qëndron gjithmonë i freskët kushtrimi i saj i lirisë. Me shokët e idealit që në vitet e rinisë e kishim kuptuar se pa guxim e veprim nuk do të mund ta çlironim kurrë Kosovën nga kthetrat e armikut, prandaj sypatrembur filluam rezistencën nga demonstratat e vitit 1981 e deri në luftën e lavdishme të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Nuk më dhimbset asnjë ditë e jetës që ia kushtova jetësimit të këtij ideali! Sa të jem gjallë nuk do t’i harroj ata bashkëveprimtarë që nuk janë më në mesin tonë, me të cilët bëmë bashkë rrugëtimin që të çojmë në vend amanetin e dëshmorëve! Lavdi e përjetshme të gjithë të rënëve për lirinë e Kosovës! Gëzuar!”, shkruan ai.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!