Ahmeti: Nuk ka nevojë për zgjedhje, pres zgjidhje me Bullgarinë pas Vitit të Ri

schedule15:18 - 27 Dhjetor, 2021

schedule 15:18 - 27 Dhjetor, 2021

“Zgjedhje të parakohshme parlamentare nuk duhet të ketë, sepse kemi shumë punë për të kryer.” Kështu është shprehur ditën e sotme Ali Ahmeti, lider i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI).

Ai në një konferencë për shtyp tha se zgjedhjet e reja të mundshme do të çojnë në një paparashikueshmëri të re.

“Zgjedhjet janë të panevojshme dhe të paparashikueshne nëse e kemi parasysh krizën globale energjetike, që e ka kapluar jo vetëm Maqedoninë e Veriut, por edhe gjithë rajonin. Sfidë më e madhe, thotë ai, është Marrëveshja me Bullgarinë dhe, mendon që pa një marrëveshje me Sofjen, nuk do të ishin të mira zgjedhjet e parakohshme. Ai është shprehur se tashmë ka sinjale pozitive që palët mund të ofrohen dhe vendi është në pritje që pas përmbylljes së festave, të ketë një epilog pozitiv”, tha Ahmeti.

Lideri i BDI-së u shpreh gjithashtu se i takon “kampit të optimistëve” se është e afërt zgjidhja, pavarësisht “temave folklorike dhe emocionale që herë pas here preken nga të dyja palët.”

“Është temë e ndjeshme thotë ai, dhe kjo është arsyeja pse gjithsecili duhet t’i qaset kontestit me seriozitet dhe jo me emocione.”

Ahmeti u bëri thirrje partive politike që të mos bëjnë politikë ditore për këtë çështje sepse duhet të mbrohen interesat afatgjata shtetërore. Kreu i BDI-së është i vendosur se me anëtarësimin në NATO interesi i investitorëve të huaj dhe vendas është rritur për 100%. /abcews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!