Ahmetaj: Rindërtimi drejt finalizimit, në prill të 2022 do i jepet fund plagës së tërmetit

schedule22:30 - 5 Prill, 2021

schedule 22:30 - 5 Prill, 2021

Ministri i Shtetit për rindërtimin, Arben Ahmetaj i ftuar në emisionin Log. me Endri Xhafaj ka folur për rindërtimin pas tërmetit shkatërrimtar të 26 nëntorit dhe rritjen ekonomike që pritet të kemi këtë vit.

Ahmetaj në fjalën e tij ka theksuar se rindërtimi ka ecur në mënyrën e parashikuar dhe fatmirësisht nga mbi 11 mijë banorë që kishim pa shtëpi pas tërmetit tashmë numri është ulur në mbi 5 mijë qytetarë.

Ndër të tjera ministri ka theksuar se procesi i rindërtimit pritet që të mbyllet në prill të 2022, dhe plaga e tërmetit sipas tij do të marrë fund.

“Sa i përket rindërtimit unë sot e them me krenari se është një ndër proceset më të suksesshme, shpirtëror, politik, ekonomik për qeverinë. Ne kemi arritur që nga mbi 11 mijë familje që kemi pas në çadra tashmë kemi vetëm mbi 5 mijë. Të gjithë familjet që akoma nuk kanë  një banesë marrin bonus qiraje. Është një proces i thellë që nga vlerësimi i dëmeve, nga vlerësimet nga çdo njësi është bërë një vlerësim në themel, dhe do të vlerësohet pasi kërkohet vlerësimi i thelluar sot janë gati 2000 shtëpi individuale dhe një pjesë e tyre që nuk ndërtohen dot. Vlera e dhënë për shpitë varion nga 22 milionë lekë të vjetra, 25 dhe 27 milionë lekë. Ka qenë dhe një debat teknik pasi këto janë dhënë me TVSH, unë kam këmbëngulur për këtë pasi për të marrë një shtëpi duhet që të ketë marrin autorizim, por vetë e kanë të vështirë.

Shifrat janë domethënëse unë mbaj mend dhe tërmetin e Dajçit në ’79 po ndërtohen 5 mijë njësi individuale në prill të 2022 nuk do të kemi asnjë shenjë nga tërmeti i 2019. Përgjegjshmëri politike, menaxhim financiar me ekuilibër në funksion të kërkesës dhe sigurisë së likujditeteve. Për mua e kanë mbajt fjalën të gjithë donatorët, të cilët i bëjnë vetë të gjitha thjesht ne i ndihmë me projekte. Emiratet e Bashkuara dhe turqit janë investitorët kryesore të pallateve dhe apartamentet, qeveria greke do të ndërtojë shkollën profesionale të Tiranës, dhe 5 Maj do të jetë qendra e dytë e Tiranës dhe qytetarët do të jetojnë në ndërtesa që dikur zhvillimi ishte imagjinar sot është i realizueshëm.

Ju mund të shkoni te 5 Maj dhe të shikoni tabelat që janë të vendosura për rindërtimin. Shtëpitë janë falas, qytetarët do të jenë pronarë të ligjshëm dhe mund ti shesin dhe të bëjnë ç’të duan. Do të jenë të cilësisë së lartë. Te 5 maji dhe në Kombinat kemi bërë një politikë të mirë sociale besoj unë për legalizimin dhe marrjen e shtëpisë nga të pastrehët”, ka thënë Ahmetaj. /abcnews.al