Zv.kryeministri Arben Ahmetaj i është përgjigjur akuzave të opozitës duke nisur nga kriza energjetike e deri te patronazhistët në zgjedhjet e 25 prillit. Çmimi i energjisë tha Ahmetaj, është ulur gjatë qeverisjes së PS dhe kështu do të vijojë pavarësisht krizës energjetike.
“ Ça lexoni ju apo përfaqësoni zemrat e zjarrta që nuk iu votuan? Ju sollën prapë në opozitë për shkak të të njëjtave arsyeve. Më vjen keq që iku kryetari. Durimi ka kufi, mirësjellja është në bazë të kësaj foltoreje. Por fjalët janë jodinjitozë. Basha kërcënoi patronzhistët, atyre tu vini anash. Janë zemrat e zjarrta që votuan PS. Tha që do ua tregojmë ne, me çfarë do ua tregoni, me grupet e armatosura? Sa i përket çmimeve. Janë 100 vende që përdorin rregullin fiskal. Vjen dekreti i Metës dhe thotë se skemi emergjencë. Po more kemi emergjencë. Janë 200 mijë familje që i mbështesim për çmimin e energjisë dhe kë subvensionuar, çezin. Ne e ndryshuam logjikën e çmimit, hoqëm fashat sepse hynin të gjithë oligarkët siç i thoni ju. Është ulur çmimi i energjisë dhe nuk e rrisim si ju.
Ne do ta përballojmë krizën. Nëse keni një propozim konkret nëse është i mirë ne do ta marri mparasysh, por ju lutem silleni. Lajmet e mira janë duke ardhur kanë ardhur. Kemi arritur të pezullojmë edhe modelin për të menaxhuar me transparencë të gjitha kompanitë. Sa për rindërtimin, thoni çfarë të doni, dikur thatë 3D. Janë gati 2 mijë njësi individuale.Dje kalum një vendim që kur të shpërndahen pallatet, apartamentet, do ta bëjmë për të gjithë me short, jo siç e bënit ju që merrte fari Balliu subvencione për çmimin e energjisë. Për nderin tuaj votojeni kundër dekretin e presidentit”, tha Ahmetaj.
Lexo edhe: Basha: Rama shkriu shtetin me partinë, përdori paratë e fatkeqësisë për vota
Nga foltorja e Kuvendit Basha i paralajmëroi patronazhistët që të tërhiqen sepse përndryshe siç ai tha do t’i gjejë belaja. Sipas kreut të PD raporti i ODIHR ishte i qartë dhe thoshte se kishte pasur parregullsi në zgjedhjet parlamentare të mbajtura në këtë vit.
be.k/Abcnews.al