Ahmetaj në ABC: Sot 600 familje në çadra, në maj 2022 zhdukim çdo gjurmë të tërmetit

schedule20:07 - 16 Mars, 2021

schedule 20:07 - 16 Mars, 2021

Në pranverë të vitit 2022 do të jetë zhdukur cdo gjurmë e tërmetit tragjik të 26 nëntorit të vitit 2019. Kështu deklaroi mbrëmjen e sotme në Radarin Informativ në një bisedë me gazetaren Jonida Shehu, ministri i Rindërtimit Arben Ahmetaj. Ministri shpjegoi si po përdoren fondet nga donacionet.

Kemi marrë pak më pak se 300 mln euro grante, 100% të tyre të angazhuara. Donatorët kryesorë janë KE me 115 mln, dy shtete Emiratet me 70 mln dollarë në formën e apartamenteve do i ndërtojnë vetë 2 mijë në Durrës. Kemi pastaj qeverinë turke me 524 apartamente në Laç. Kemi Katarin, grupin e vendeve Nordike. Pjesa tjetër janë kredi.

Ofertë kredie, që ka një specifikë, që e angazhon nëse të duhet dhe nëse ke kapacitet fiskal, ne kemi angazhuar 3 kredi, 90 mln i qeverisë italiane; energji, bujqësi dhe tjetra kredi 65 mln e qeverisë franceze për ujësjellësin në Durrës. Jemi duke diskutuar me BE për 100 mln euro për banesa sociale kryesisht. Në krye të 7 muajve do të jetë e negociuar. Në pranverë të 2022 do të kemi zhdukur cdo lloj pasoje. Cdo urë, cdo shkollë, shtëpi, pallat, do të jetë mbyllur në pranverë, saktësisht maj të 2022” tha ai.

Pse ka akoma familje në çadra? “Po bëhen gati 5 mijë njësi individuale dhe 12 mijë apartamente, 33 mijë familje po marrin grante dhe 140 mln dollarë cash në dorë. Patjetër që ka familje ende në çadra. Ishin 11 mijë familje në çadra, sot janë 600, që kanë marrë edhe bonus qiraje. Ata që nuk kanë pranuar të lëvizin dhe të rrinë në çadra, kanë pranuar të rrinë afër tokës dhe bagëtisë. Në Durrës sot janë 600 pallate të meremetuara” tha ministri.

Ai kishte edhe një përgjigje për opozitën që akuzon se rindërtimi po përdoret për fushatë? “Këto janë patetike që po përdoret për fushatë. Po përdoret për të rikthyer qytetarët dhe familjet e dëmtuara në shtëpitë e tyre. Politika këtu, opozitare sot ka mbetur e vjetër e vjetër. Përdorim rindërtimin, vaksinat?! Ne po bëjmë punën që na është ngarkuar. Unë nuk jam në fushatë” tha ai./ db/ Abcnews.al