Ahmetaj: Në 2008 qeveria nuk mori asnjë masë për krizën, ne sollëm paketën e rezistencës

schedule14:09 - 28 Prill, 2022

schedule 14:09 - 28 Prill, 2022

Arben Ahmetaj thotë se qeveria sot ka marrë të gjitha masat për menaxhimin e krizës. Nga foltorja e Kuvendit, zëvendës kryeministri solli në vëmendje krizën e vitit 2008. Sipas tij, qeveria e asaj kohe, ndryshe ng kjo sot, nuk mori asnjë masë. Ahmetaj thekson se paketa e rezistencës është masa konkrete e marrë nga qeveria sot.

“Një precedent të tillë kemi pasur në 2008 dhe raporti i referohet me shumë kujdes. Në 2008 kemi pasur kriza të kësaj natyre dhe dallimisht qeveria e atëhershme nuk mori asnjë masë. Kjo është politike por e vërtetë. Atë ditë në 2008, kur çmimi i naftës shkoi 130 në bursë, qeveria e atëhershme nuk mori asnjë masë.

Qeveria jonë ka marrë masa me paketën e rezistencës. Mendoj se është strategjike. Kemi qenë të zbuluar përpara reshjeve, tekat e kohës dhe krizave na kanë gjetur të pambrojtur. Sot me energjinë ka dy elementë një është diversifikimi. Po ecim në drejtimin e duhur. Kemi burime ujore patjetër, kemi tekat e natyrës. Po ecim me shumë shpejtësi.

Nëse nuk do arrijmë dot për 7 vite që të jemi eksportues neto do të thotë se s’kemi bërë gjënë e duhur. Çmimi u mor në 2005, 4.4 lek dhe në 2013 shkoi 7.7. për bizneset ishte 9 dhe shkoi në 14. Ne e cilësuam me mesatare të ulët nën 9.5”, u shpreh ai. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!