Ministri i Rindërtimit Arben Ahmetaj ka deklaruar se pjesë e projektit të restaurimit të lagjeve në Laç do të jetë edhe një përrua i cili para disa kohësh ka qenë famëkeq. Ahmetaj u shpreh se kjo lagje do të vendosë një standard të ri jetese
“Ky kantier ndërtimi është jo vetëm një qendër rindërtimi por edhe një simbol kuptimplotë i bashkëpunimit mes dy vendeve tona. Edhe Turqia pati një tërmet të rëndë e megjithatë miqtë tanë nuk e ndaluan ndihmën për rindërtimin këtu në Laç. Ju falenderoj për ndihmën tuaj të paçmuar. Miqtë tanë kanë qenë skeptik për shkak të punëve të lëna rrugës nga qeveritë e tjera.
Një lagje e re shembull ku do të strehohen mbi 500 familje, 37 njësi shërbimi dhe një qendër tregtare që do të ndryshojë jo vetëm fytyrën e qytetit por do të vendosë një standard të ri jetese.
Pjesa tjetër do të përfundojë në gusht të vitit të ardhshëm. Këtu ka pasur dhe ka një përrua që dikur ka qenë famëkeq por tashmë do të kthehet në pjesë të infrastrukturës moderne”, u shpreh Ahmetaj./mv.abcnews.al