Ahmetaj: Ka humbur besimi i partisë tek Leli, nuk ka më kthim pas

schedule14:41 - 1 Tetor, 2021

schedule 14:41 - 1 Tetor, 2021

Zv.Kryeministri Arben Ahmetaj njëkohësisht drejtuesi politik i Partisë Socialiste në Vlorë, Arben Ahmetaj këtë të premte ka zhvilluar një mbledhje në Pallatin e Kulturës së qytetit ku pjesë kanë qenë anëtarë të gjithë rajoneve.

Burime për abcnews.al bëjnë me dije s enë këtë mbledhje Ahmetaj është shprehur se kryetari aktual i bashkisë së Vlorës, Dritan Leli nuk do të jetë më pjesë e listave për kryetar bashkie. Ai gjithashtu ka kërkuar që të shmangen debatet politike.

Ka humbur besimi i Dritanit Lelit në parti, nuk ka më kthim pas në marrëdhënie parti-Dritan, por duhet të shmangim debatet publike”, ka thënë Ahmetaj.

Ndër të tjera mësohet se në mbledhje janë diskutuar në lidhje me organizimet e partisë për zgjedhjet e ardhshme vendore./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!