Ministri i Rindërtimit Arben Ahmetaj ka bërë një krahasim mes qeverisjes së Partisë Demokratike dhe asaj Socialiste, duke thënë se që nga viti 2010 është rritur besimi i bankave ndaj Shqipërisë.
“Unë nuk do të fokusohem në planin 20-30 por eurobondin do e lidh me qeverinë shqiptare. 17 shkurti është njësoj me 9 qershorin që tregoi mbështetjen e ndërkombëtarëve për Shqipërinë për të zhdukur pasojat e një tërmeti. 9 qershori ishte një konfirmim.
Një episod ka të bëjë me vitin 2010. Pse atëherë nga trajtuan me 7.5 % dhe jo me 3%. Sepse nuk ishim të besueshëm. Konsideroheshim si një vend me risk. Asaj qeveri BB refuzoi t’i jepte borxh.
Në vitin 2015, në fillim të reformave të kësaj qeverie, u ul risku, duke na konsideruar me risk mesatar. Në 2018 na konsideruan me risk zero. Dje na konsideruan sërish me risk zero për shkak të reformave të qeverisë.
Dje e filluam me një çmim më të lartë fillestar. Të dyja herët që tentuam zbritjen nuk na u larguan investitorët. Tregu na ka trajtuar më mirë. Opozita thoshte sa më e gjatë të jetë kredia aq më i ulët interesi. Duhet të jemi të përgjegjshëm. Nuk është borxh në traditë të borxhit është test për vendin. Nuk trajtohen të gjithë njëlloj nga tregu.
Qytetarët do na thonin se nuk na e dhanë se nuk jemi të besueshëm. Plani 20-30 do përdoret për operacionet e qeverisë”, tha Ahmetaj./abcnews.al