Ahmedi “mbreti” i driblimeve, Uzuni një hap larg yjeve

schedule16:34 - 22 Nëntor, 2019

schedule 16:34 - 22 Nëntor, 2019

Gjashtë shqiptarë në fushë dhe nuk bëhet fjalë për Superioren, por për kampionatin kroat. Në javën e 15-të, Lokomotiva Zagreb i kishte përfshirë në formacion të gjithë shqiptarët: Myrto Uzuni, Lirim Kastrati, Jon Mersinaj, Enis Çokaj dhe Indrit Tuci.

Ky i fundit madje shënoi golin e dytë, pas një krosimi në zonë nga beratasi i kombëtares shqiptare. Kundër tyre ishte Inter Zapresic dhe për 90 minuta me ta luajti Valon Ahmedi, i cili ka spikatur me driblimet e bëra.

Telesport.hr, referuar vlerësimit që bën Instat Sports, ka publikuar formacionin më të mirë të javës dhe mes të tjerave në artikull veçohet edhe Ahmedi, i cili ia ka dalë me sukses të kryejë 6 driblime nga 7 të tentuara.

Myrto Uzuni ka marrë gjithashtu vëmendje, duke u përfshirë në listën e atyre lojtarëve që për pak mund të përfshiheshin në formacionin e më të mirëve të javës. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!