Ahmataj: Vuajtëm presionin psikologjik, mund të fitonim në pjesën e dytë

schedule19:14 - 4 Nëntor, 2020

schedule 19:14 - 4 Nëntor, 2020

Skënderbeu ka ndryshuar shumë, në Korçë kanë zbarkuar shumë lojtarë të rinj, por djemtë e Julian Ahmtajt ia dolën të merrnin një barazim 1-1 në Durrës përballë Teutës vendase. Trajneri i Skënderbeut analizoi takimin në deklaratën e dhënë për Supersport.

Ishim koshinet për vështirësinë e ndeshjes, pasi Teuta është pretendente. E prisnim një pjesë të parë jo të mirë, pasi shumë lojtarë luajtën për herë të parë në Superiore, por mund të kishim fituar në pjesën e dytë

Ishim të detyruar të bënim 3 zëvendësime në një moment, kjo për shkak të lojtarëve që humbëm në pjesën e parë. Lojtarët janë të rinj dhe e vuajtën presionin psikologjik. Kjo do vijë gradualisht duke u përmirësuar, duke kërkuar më shumë nga vetja dhe skuadra.

Kemi shënuar në çdo miqësore, edhe sot shënuam. E dimë se çfarë kualiteti kemi në ekip dhe kam shpresa për të çuar skuadrën sa më lart, përfundon Ahmataj. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!