Aguero “përbindësh”, thyen dy rekorde dhe synon një tjetër

schedule10:20 - 24 Shtator, 2019

schedule 10:20 - 24 Shtator, 2019

Me penalltinë e tij në fitoren 8-0 të Manchester Cityt ndaj Watford të shtunën, Sergio Aguero vendosi një rekord të golave ​​të Premier League, por nëse pretendon të thyejë një tjetër, argjentinasi duhet të ruajë të njëjtën formë.

Aguero u bë lojtari i parë që shënoi në secilën nga gjashtë ndeshjet e para të një klubi të Premier League, duke parakaluar 2 rivalë Jose Antonio Reyes i Arsenalit, në 2004/05 dhe Wayne Rooney, për Manchester United në 2011/12.

Ai ishte gjithashtu lojtari i parë që nga Romelu Lukaku që shënoi në shtatë ndeshje radhazi në Premier League. Aguero mund të ketë një sy edhe në rekordin e Jamie Vardy, për të gjetur rrjetën në 11 ndeshje radhazi, rekord që sulmuesi i Leicester e vendosi ne sezonin 2015/16./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!