Juventusi dhe Liverpooli po mendojnë të përforcohen në merkaton e verës dhe emra të mëdhenj po qarkullojnë si objektiva. Bardhezinjtë duan një sulmues dhe së fundmi në skenë ka dalë edhe Sergio Aguero.
Argjentinasit i përfundon kontrata më 30 qershor. Manchester City i ka ofruar rinovimin e marrëveshjes, por ka edhe klube të tjera që e duan. PSG është lakuar prej kohësh dhe tani raportohet se edhe Juve e do.
Gjithsesi ka një ngërç që lidhet me kërkesat financiare të Agueros. Si lojtar i lirë ai kërkon 14-15 milion euro në sezon dhe me siguri klubi nga Torino do të mendohet mirë, sidomos tani që shumë klube po përjetojnë momente jo të mira në aspektin financiar.
Për t’u rikthyer te Liverpool, anglezët duan me çdo kusht një mbrojtës qendre të nivelit të lartë dhe objektivi kryesor është Kalidou Koulibaly. Për të duhen 60-70 milion euro dhe Napoli me shumë mundësi do e shesë, sidomos nëse mbetet jashtë Champions League.
Për senegalezin interesohet edhe Bayern Munich, madje bavarezët kanë kërkuar edhe informacion te menaxheri i tij, Fali Ramadani. Koulibaly me siguri tani po mendon për një aventurë tjetër dhe në një klub që lufton për trofe të rëndësishëm. /abcnews.al