Kryetari i partisë opozitare në rrjetin social “facebook” ka ndarë lajmin e ndarjes nga jeta, të nënës së tij.
Duka shprehet me dhimbje për humbjen e nënës së tij, Vajdie Duka 81-vjeç, ndërsa shkruan se për shkak të situatës së shkaktuar nga COVID-19, të gjitha ritet do të zhvillohen pas kalimit të kësaj situate.
Statusi:
Me hidhërim të thellë njoftoj ndarjen nga jeta, të nënës sonë Vajdie Duka, në moshën 81 vjeçare e cila ka qenë drita e shtëpisë tonë dhe drita e dijes e shumë nxënësve përgjatë karierës së saj si mësuese. Një humbje e madhe që lehtësohet vetëm nga dashuria me të cilën ka mbushur përherë zemrat tona dhe gjithë të afërmëve të saj.
Të dashur miq, koha e pazakontë në të cilën jetojmë na detyron të heqim dorë nga zakonet e moçme falë të cilave kemi qenë afër njëri-tjetrit edhe në hidhërime, prandaj të gjitha ritet do t’i zhvillojmë pas kalimit të kësaj situate.
Në emrin tim dhe të familjes sime, ju falenderoj për mesazhet tuaja!