Situata në Moldavi është “jashtëzakonisht e paqëndrueshme”, tha të premten ministrja e Brendshme Ana Revenco, mes frikës se Rusia po nxit një grusht shteti për të rrëzuar qeverinë moldave pro-BE.
“Ne jemi kërcënuar vazhdimisht që prej 24 shkurtit të vitit të shkuar”, deklaroi Ministrja e Brendshme Ana Revenco, duke përshkruar krizat q ka përfshirë kombin e saj dhe qeverinë, që prej pushtimit të Ukrainës nga Rusia.
“Ky vend i vogël evropian, një ish-republikë sovjetike, është një kazan unik gjeopolitik”, tha më tej ajo.
“Ne po shohim se si Moska, grupet e interesit dhe oligarkët e arratisur po bashkojnë të gjitha përpjekjet dhe burimet e tyre për të rritur nivelin e destabilizimit në Republikën e Moldavisë dhe të ndryshojnë kursin demokratik në Kishinau,” tha Revenco në një konferencë të përbashkët shtypi me Komisioneren Europiane për Çështjet e Brendshme Ylva Johansson në Bruksel.
E pyetur nëse Moldavia mund të bëhet Ukraina e ardhshme, Revenco tha se “demokracia dhe paqja në Evropë” ishin objektivat e radhës të Rusisë dhe i bëri thirrje BE-së të vazhdojë të mbështesë ish-republikën sovjetike.
Moldavia ndodhet midis shtetit sepataratit të Transinstrisë, që kalon përgjatë kufirit të saj lindor me Ukrainën që kontrollohet nga pro-rusët. Ky vend është quajtur dhe si shtëpia e rajonit gjysmë-autonom të Gagazuisë, i cili është po ashtu pro-rusë.
Kohët e fundit Moldavia është hasur me kërcënime nga Rusia dhe aleatja e saj, Bjellorusia. Sipas zyrtarëve moldav , situata është krijuar për të destabilizuar dhe minuar qeverie e presidentes Maia Sandu, e cila ka ardhur në pushtet në vitin 2020, për të kërkuar anëtarësimin në BE.
/abcnews.al

