Kryeministri i Indisë Narendra Modi i ka kërkuar presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky që të ulet për bisedime me Rusinë për t’i dhënë fund luftës.
Kryeministri indian i tha presidentit ukrainas se do të vepronte si një “mik” për të ndihmuar në arritjen e paqes, ndërsa të dy udhëheqësit u takuan në Kiev.
“Rruga drejt zgjidhjes mund të gjendet vetëm përmes dialogut dhe diplomacisë dhe ne duhet të ecim në atë drejtim pa humbur kohë. Të dyja palët duhet të ulen së bashku për të gjetur një rrugëdalje nga kjo krizë. Dua t’ju siguroj se India është e gatshme të luajë një rol aktiv në çdo përpjekje drejt paqes. Nëse mund të luaj personalisht ndonjë rol në këtë, do ta bëj këtë. Dua t’ju siguroj si mik.”, tha Modi.
Modi tha se India nuk kishte qenë asnjanëse apo kalimtare gjatë konfliktit dhe ishte gjithmonë në anën e paqes.
/abcnews.al