Agon Elezi pritet të transferohet në Portugali dhe të nënshkruajë për tre vite. Mesfushori që luajti këtë sezon me Skënderbeun bën hapin e madhe dhe shpreson të luajë në kampionatin portugez, ku pritet ta zyrtarizojë një klub i njohur si Boavista.
“Record” raporton se korçarët do të mbajnë 10 për qindtë kartonit, ndërkohë që për momentin do të arkëtojnë plot 400 mijë euro. Pa asnjë diskutim një marrëveshje me leverdi, që pritet të zyrtarizohet dhe ka shumë optimizëm.
Elezi është pjesë e moshave të Maqedonisë së Veriut, ndërkohë që me Skënderbeun nuk është se e nisi mirë. Gjithsesi më pas fitoi një vend në formacion, duke zbritur në fushë 16 herë nga minuta e parë. /abcnews.al