Në një nga mbledhjet që klubi i Juventusit organizoi, presidenti i klubit Andrea Agnelli, ka folur për disa çështje rreth skuadrës.
Por ajo që ra më shumë në sy ishte deklarata e tij në lidhje më ish-sulmuesin “bardh e zi”, Cristiano Ronaldo.
Agnelli e vlerësoi sulmuesin portugez por ai nuk nguroi të shprehej se klubi i Juventusit është më lart se të gjithë lojtarët.
“Kemi pasur fatin dhe kënaqësinë të kemi në skuadrën tonë për tre sezone një si Cristiano Ronaldo, që është futbollisti më i mirë në botë. E falënderoj për kënaqësinë që na ka dhënë, por më vjen keq që në një vit e gjysmë nuk patëm publikun në shkallët e stadiumit. Megjithatë është fanella e Juventusit që kërkon përgjegjësi, jo shokët e skuadrës apo puna. Ky klub është më i madh se të gjithë futbollistët që kanë pasur fatin të luajnë për të që nga 1987-a”, deklaroi numri 1 i Juves. /f.a/abcnews.al