Andrea Agnelli ka folur rreth situatës së vështirë që po kalon vendi i tij për shkak të koronavirusit. Presidenti i Juventusit sqaron në Samitin e Biznesit të Futbollit të organizuar nga Financial Times se përhapja e virusit do të ketë efekt negativ në ekonomi.
Kreu i bardhezinjve deklaron nga Londra se ndan të njëjtin mendim me presidentin e Interit, Steven Zhang, teksa e mbyll me një koment për ecurinë fantastike të Atalantës në kampionat dhe Champions League.
“Koronavirusi do të krijojë një efekt negativ në ekonominë e Italisë. Çdo kompani e vendit tonë do të preket nga një rënie e dukshme. Prioriteti është shëndeti publik, qëllimi është frenimi i përhapjes së virusit.
Unë dhe Zhang (presidenti i Interit) respektohemi dhe ndajmë të njëjtin mendim në lidhje me situatën e krijuar, biseduam së bashku në një darkë të para dy javëve në shtëpinë time. Nuk vendosim ne klubet, thjesht duhet të ndjekim udhëzimet e autoriteteve.
Champions? Roma nuk është në Champions këtë sezon, por në të kaluarën kanë dhënë një kontribut të rëndësishëm për renditjen e skuadrave italiane. Të kesh një vend të sigurt në këtë kompeticion, ndikon në mbrojtjen e investimeve.
“Kam respekt te madh për atë që po bën Atalanta, por pa histori ndërkombëtare dhe me një paraqitje të madhe sportive arriti që të merrte pjesë direkt në kompeticionin më të madh europian për klube. E drejtë apo jo”!, përfundon presidenti i Juventusit. /abcnews.al