Agjërimi si ilaç për sëmundje të ndryshme: Çfarë të hani për iftar dhe syfyr

schedule18:53 - 24 Prill, 2020

schedule 18:53 - 24 Prill, 2020

Besimtarët myslimanë anekënd botës këtë të premte kanë nisur agjërimin e muajit të bekuar të Ramazanit. Agjërimi për besimtarët është një ibadet që bartë në vete përkushtimin. E rëndë mishme gjatë këtij muaji janë vaktet ushqimore, syfyri dhe iftari për të cilët agjëruesit duhet të bëjnë kujdes.

Një ndër përfitimet themelore të agjërimit, është pushimi i organizmit dhe detoksimi i cili përgatit të gjitha organet dhe sistemet organike për periudhën e ardhshme.

Një hulumtim ka treguar që një ditë agjërimi mundëson eliminimin e toksinës e cila është grumbulluar gjatë 10 ditëve. Nëse këtë e shumëzojmë me 30 ditë, do të fitojmë 300 ditë dhe nëse shtojmë edhe gjashtë ditë të rekomanduara agjërimi në muajin seval, do të fitojmë llogarinë e cila thotë që agjërimi i tillë pastron organizmin nga toksina e grumbulluar gjatë gjithë vitit.

Agjërimi ndikon pozitivisht në uljen e shtypjes së gjakut, pastrimin e enëve të gjakut, zvogëlimin e peshës trupore, sëmundjen e sheqerit dhe rezistencën e insulinës, nivelin e yndyrës në gjak, në disa sëmundje nervore, lëkurë, sëmundje kronike infektive, pengesa të tretjes, ngarkesa të veshkave etj.

Gjatë kohës së iftarit dhe syfyrit në muajin Ramazan, familjet myslimane mblidhen për ta shijuar një shujtë të jashtëzakonshme. Pas së gjithave, nuk ka mënyrë më të mirë sesa të fillohet agjërimi apo të mbarohet me ushqim të jashtëzakonshëm.

Çfarë ushqime duhet të konsumohen për Syfyr?

Në syfyr duhet të hani ushqim të duhur që ju furnizon me energji gjatë ditëve të gjata të agjërimit. Syfyri duhet t’i përmbajë këto ushqime:

Pemët dhe perimet

Pasi që janë të pasura me fibra, pemët dhe perimet janë thelbësore gjatë agjërimit, pasi që e rrisin ndjenjën e të qenit i ngopur, si dhe parandalojnë kapsllëkun. Gjithashtu, ato përmbajnë vitamina dhe minerale të cilat janë vitale për shëndetin e mirë.

Oriz dhe alternativa tjera

Ushqimet me karbohidrate dhe fibra si orizi ngjyrë kafe dhe buka me miell të pasitur marrin më shumë kohë të treten, gjë që i mban nivelet e energjisë më gjatë.

Mish dhe alternativa tjera

Mishi i pulës, peshku dhe produktet tjera djathore pa yndyrë janë burim i mahnitshëm i proteinës, si dhe e kufizojnë yndyrën. Veç kësaj, ato ndihmojnë në forcimin e sistemit të imunitetit dhe mirëmbajtjen e eshtrave të fortë.

Për iftar:

Iftari është koha ku i rimbushni nivelet e energjisë, prandaj këtu duhet t’i konsumoni të gjitha ushqimet e duhura që ju ngopin.

Pemët dhe perimet

HPB rekomandon dy pjata pemë dhe dy pjata perime brenda dite. Sigurohuni që ta keni nga një pjatë të secilës në dy shujtat tuaja gjatë ramazanit.

Orizi dhe alternativat tjera

Buka me miell të pasitur, petët e krundeve etj., janë karbohidrate komplekse që e furnizojnë trupin me energji, fibra dhe minerale. Ndryshe nga ushqimet me sheqer dhe ëmbëlsirat që digjen shumë shpejt, ato do t’ju furnizojnë me nivele më të forta të nivelit të energjisë.

Mish dhe alternativa tjera

Hani ushqime si pula, peshku, vezët dhe produkte tjera djathore. Gjithashtu, për t’i mbajtur shujtat e shëndetshme kufizojeni përdorimin e vajit./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!