“Agjërimi” i Brojës, Hasenhuttl: E di si ndihet, edhe unë kam qenë sulmues dhe kam kaluar situata të tilla

schedule09:31 - 7 Maj, 2022

schedule 09:31 - 7 Maj, 2022

Armando Broja prej disa javës “agjëron” në gjetjen e golit në Premier League, pasi nuk ka arritur të gjejë rrugën e rrjetës me skuadrën e Southampton.

Në një situatë të tillë, sigurisht kërkohet t’i jepet mbështetja e plotë sulmuesit për të arritur të rizhbllokohet.

Për trajnerin e Southampton, Ralph Hasenhuttl, të gjithë sulmuesit kalojnë periudha që nuk mund të shënojnë dhe shton se edhe atij vetë i ka ndodhur një gjë e tillë, ndaj e kupton talentin shqiptar.

Duke folur në prag të sfidës ndaj Brentford, që luhet sot në orën 16:00, tekniku theksoi se si Broja ashtu edhe Che Adams, nuk po ia dalin që të jenë në formën më të mirë të mundshme dhe po vuajnë mungesën e golave.

“Ndoshta nuk është e nevojshme t’u thuash atyre ku duhet të qëndrojnë në fushë, sepse ata e dinë këtë. Unë kam qenë gjithashtu sulmuesi dhe mund të jeni të sigurt që kam kaluar periudha pa shënuar gola në karrierë, dhe e di sesi ndihen.

Unë mendoj se gjëja kryesore është që t’i sjellë ata më shpesh në pozicionin ku mund të shënojnë edhe pse u takon atyre të marrin vendime më të shpejta dhe vendimet e duhura para portës. Të gjithë e dimë që sulmuesit tanë duhet të punojnë shumë. Është e vështirë të shënosh, sidomos ndaj skuadrave shumë të forta”, deklaroi Hasenhuttl. /f.a/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!