Agjenti i njohur i futbollit, Jorge Mendes, ka nisur të lëvizë gurët për të sjellë talentin e ri Leny Yoro te Real Madrid. Qendërmbrojtësi 18-vjeçar i Lille ka tërhequr vëmendjen e disa klubeve elitare dhe agjenti portugez i ka ofruar shërbimet e tij klubit spanjoll.
Klubi madrilen përballet me pengesën e vlerësimit prej 80 milionë eurosh të skuadrës franceze për lojtarin. Leny Yoro është shfaqur si një shtyllë thelbësore në mbrojtjen e Lille, duke kontribuar në qëndrueshmërin e tyre në mbrojtje, me vetëm 14 gola të pësuar në 18 ndeshje. Performanca e mbrojtësit ka tërhequr vëmendjen e klubeve të njohura si Real Madrid, PSG, Manchester United, Manchester City dhe Atletico Madrid.
“Defensa Central” raporton se Jorge Mendes nuk ka hezituar të kontaktojë Real Madrid për të paraqitur gatishmërinë e Yoro për t’iu bashkuar skuadrës spanjolle. Pavarësisht vlerësimit të lartë të klubit për qendërmborjtësin, tarifa prej 80 milionë euro e vendosur nga Lille duket të jetë një pengesë e konsiderueshme në negociata./h.ll/abcnews.al