Agjenti i Gabigol flet troç: Argjentinasit ishin xhelozë, prandaj dështoi

schedule22:38 - 8 Prill, 2021

schedule 22:38 - 8 Prill, 2021

Interi pagoi 29,5 milion euro te Santos për kartonin e Gabriel Barbosa. Ishte gushti i vitit 2016 dhe sulmuesit brazilian iu vendos menjëherë pseudonimi Gabigol. Entuziazëm i madh te zikaltrit dhe tifozët, por asgjë nuk funksionoi. Shumë huazime për të ardhur në janarin e vitit të kaluar, kur Interi e shiti te Flamengo për 17 milion euro.

Sulmuesi brazilian ka shkëlqyer me ekipin brazilian, aty ku u shpall golashënuesi më i mirë dhe fitoi titullin kampion dhe Kupën Libertadores. Agjenti i 24-vjeçarit, Wagner Ribeiro ka sulmuar dy persona në prononcimin e dhënë për Uo Esporte. Ata janë Javier Zanetti, zv presidenti i Interit, dhe Mauro Icardi, ish-sulmuesi dhe kapiteni i ekipit.

Tek Interi u bë një festë e madhe në një teatër në momentin që erdhi Gabigol. Të gjithë kishin veshur kravata të zeza. Një festë shumë më e madhe sesa ajo e Kaka. Një gjë e tillë shkaktoi xhelozinë e Zanettit, drejtuesit të klubit të Interit, dhe Mauro Icardit, i cili kontrollonte gjithçka në skuadër. Të dy argjentinasit ishin xhelozë për Gabigolin.

Më pasi iku në Portugali, por nuk i eci. Gabigol u rikthye më pas në Brazil dhe u shpall golashënuesi më i mirë me Santos. Ai ia doli të përsëriste veten edhe te Flamengo. Si mund të funksiononte ai në futbollin evropian kur Interi nuk e aktivizonte fare?!“, deklaron agjenti i goleadorit latin. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!