Telenovela e Dybala në merkaton e verës zgjati gjatë, ku Inter ishte i vetmi klub që ishte më afër nga të gjithë deri në momentin që hoqën dorë.
“Dybala donte absolutisht vetëm Interin. Marotta bëri maksimumin dhe e mbajti të lidhur argjentinasin pas vetes. Por koha po kalonte dhe Dybala duhej të merrte një vendim dhe shkoi te Roma.
Interi u vonua pasi po mundohej të zgjidhte kontratat e Vidal dhe Sanchez në mënyrë që të paguante pagën e Dybala, por ata u vonuan”, ka thënë Xhacomo Petralito, agjenti dhe ndërmjetësi i FIFA-s mes Dybalas dhe Interit./ h.ll/abcnews.al