Agjentët francezë të policisë dhunojnë producentin me ngjyrë, pezullohen nga detyra

schedule12:08 - 27 Nëntor, 2020

schedule 12:08 - 27 Nëntor, 2020

Presidenti francez, Emmanuel Macron, u takua me Ministrin e Brendshëm, Gérald Darmanin, lidhur me një rast tjetër të dhunës policore, atë të rrahjes së një producenti muzikor me ngjyrë, në studion e tij të regjistrimit në Paris.

Sipas një burimi të afërt me kreun e shtetit, të cituar nga mediat franceze, mësohet se Macron ishte “shumë i tronditur” nga pamjet e tre policëve që sulmojnë viktimën.

Autoritetet franceze kanë pezulluar tre oficerë policie, pasi ata rrahën një producent të muzikës në Paris. Ministri i Brendshëm Darmian deklaroi se policët e pezulluar do të përjashtohen nga shërbimet, derisa të vërtetohet çdo gjë.

Incidenti që ndodhi, të shtunën, ka nxitur një protestë të re mbi sjelljen e forcave franceze të sigurisë. Të hënën, policia u akuzua për përdorimin e forcës së panevojshme, ndërsa shkatërroi një kamp të improvizuar të emigrantëve në Paris.

Video e kamerave të sigurisë u botuan, të enjten, në faqen online të Loopsider, që tregon tre oficerë që grushtojnë dhe përdorin shkopinj mbi producentin, pasi ai hyri në studion e tij. Loopsider tha se ai ishte ndaluar fillimisht për mos mbajtjen e maskës, ndërsa Michel e konsideroi rrahjen një abuzim racist.

Ai u ndalua dhe u akuzua për dhunë dhe rezistencë, por prokurorët hodhën poshtë akuzat dhe hapën një hetim kundër oficerëve.

Ndërsa mbërriti në selinë e policisë, së bashku me avokatin e tij, për të bërë një ankesë, Michel u tha gazetarëve: “Njerëzit të cilët duhet të më mbronin më sulmuan mua. Unë nuk bëra asgjë për ta merituar këtë. Unë thjesht dua që këta tre njerëz të dënohen sipas ligji”.

Kryebashkiakja e Parisit, Anne Hidalgo, tha se ajo ishte tronditur thellë nga akti i patolerueshëm. Ministri i Brendshëm, Gérald Darmanin, tha oficerët  kishin “ndotur uniformën e Republikës”.

Në fillim të kësaj jave, Darmanin urdhëroi policinë të siguronte një raport të plotë, pasi shkatërruan me dhunë një kamp të improvizuar të emigrantëve në kryeqytet, duke u përplasur me emigrantët dhe aktivistët.

Ai shkroi në Twitter se disa nga skenat ishin “tronditëse”.

Ndërkohë, qeveria franceze po përparon me projektligjin e diskutueshëm të sigurisë, për të cilin kundërshtarët thonë se mund të minojë aftësinë e medias për të kontrolluar sjelljen e policisë./abcneës.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!