Të ftuar në “ABC e Mëngjesit” në ABC News ishin Afrim Hasa dhe Gjon Marku, agjentë imobiliare të cilët janë bërë virale në rrjete sociale, për mënyrën e tyre të veçantë të shitjeve.
Ata treguan se këtë punë e kanë nisur para 10 vitesh. Agjenti Afrim Hasa tregoi se fillimisht ka nisur me shitjen e makinave, me një biznes rrobash, dhe që më pas është fokusuar tek shitja e pronave.
Hasa u shpreh se ka qenë shumë e rëndësishme shitja e pronave dhe po ashtu vlera e dokumenteve pasi ka pasur shumë shitje të pronave disa herë duke krijuar probleme tek qytetarët.
“Me Gjonin kam bashkëpunuar shumë herët dhe kemi gjetur kopjen e përbashkët. Atë çfarë bën Gjoni nuk e bëj dot unë dhe atë që bëj unë nuk e bën dot Gjoni dhe kemi pasur sukses.”, tha Hasa.
Ndërsa agjenti tjetër imobiliar Gjon Marku gjithashtu tregoi se prej 15 vitesh ka pasur një biznes dhe se me Afrimin i kishte bërë bashkë një klient.
Tashmë prej 8 vitesh Gjoni dhe Afrimi janë bashkëpunëtorë të ngushtë.
/abcnews.al/