Emmer Cooke, Drejtoresha ekzekutive e Agjensisë Europiane të Barnave ka deklaruar se agjencia është duke vlerësuar vaksinën ruse Sputnik V, për aprovim masiv edhe në BE.
Gjithashtu ajo specifikoi se specialistë të Agjencisë kanë planifikuar inspektime në qendrat e prodhimit në Rusi, për t’u siguruar nëse kushtet e prodhimit i arrijnë kriteret që nevojiten për prodhimin e një medikamenti delikat siç është vaksina kundër Covid.
Sputnik është parë me skepticizëm nga disa vende, përpara se të merrej në konsideratë nga Agjencia Europiane e Barnave dhe OBSH. Drejtoresha e Agjensisë theksoi se Sputnik V është një vaksinë e vlefshme për t’iu shtuar vaksinave që BE aktualisht ka në dispozicion për popullatën Europiane./abcnews.al