Agjensia e fluturimeve i refuzoi qenin, çifti britanik bllokohet nga pandemia në Costa Rica

schedule15:35 - 4 Maj, 2020

schedule 15:35 - 4 Maj, 2020

Një çift britanik që po udhëtonte botën së bashku me qenin e tyre Pebbles kanë mbetur të bllokuar në Costa Rica për 7 javë.

Ata  refuzuan  të riatdhesoheshin  pasi agjensia e fluturimeve nuk i pranoi qenin.

Abbey Walsh, 25 vjeç, dhe Hugh Thomas, gjithashtu 25, udhëtuan për në Costa Rica në 12 mars për një udhëtim 3 javor, por për shkak të koronavirusit e gjetën veten të bllokuar aty.

 

Çifti kontaktoi ambasadën britanike, e cila iu ofroi një fluturim me transit në Gjermani, por stafi tha se Pebbles nuk ishte i pranuar. Ata refuzuan dhe kanë mbetur në San Jose që nga ajo ditë.

“Ne kurrë nuk do ta braktisnim atë – ajo është një anëtare e familjes sonë, ajo është si fëmija ynë. Ne jemi të gjithë në këtë së bashkë, dhe nuk do të shkojmë në shtëpi derisa të gjithë mund të shkojmë së bashku.

Çifti  e mori qenushen në 2015, dhe që prej asaj kohe e kanë çuar atë në 28 vende në të gjithë botën, përfshirë Meksikën, Kanadanë, Greqinë, Italinë, Suedinë, Lituaninë, Spanjën, Francën Gjermaninë, Slloveninë, Kroacinë, Zvicrën, Austrinë dhe Hungarinë

.

 

Çifti kishte planifikuar një udhëtim 2 vjeçar në botë së bashku me qenin e tyre. Fatkeqësisht ata mundën ta bënin këtë vetëm për dy muaj, para se karantina t’i bllokonte./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!