Agjencitë ndërkombëtare shëndetësore humbin kontaktin me ekipet e tyre në Gazë

schedule11:51 - 28 Tetor, 2023

schedule 11:51 - 28 Tetor, 2023

Agjencia për shëndetësi e Kombeve të Bashkuara dhe grupe të tjera të ndihmës thanë më 28 tetor se nuk janë në gjendje të komunikojnë me ekipet e tyre në Rripin e rrethuar të Gazës, përderisa po vazhdojnë bombardimet izraelite dhe sulmet tokësore.

Kreu i Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH), Tedros Adhanom, tha se ndërprerja e linjave të komunikimit në Gazë e ka bërë “të pamundur që ambulancat të shkojnë te të plagosurit”, shkruan REL.

“Ne vazhdojmë të mos kemi kontakt me stafin tonë dhe me ndërtesat shëndetësore. Jemi të shqetësuar për sigurinë e tyre”, shkroi ai në X, që më herët njihej si Twitter.

UNWRA, agjencia e OKB-së për refugjatë njoftoi se deri të premten, 58 anëtarë të stafit të saj janë vrarë nga sulmet izraelite në Gazë.

Guillemette Thomas, koordinator shëndetësor në territoret palestineze për Mjekët pa Kufi, tha se kjo organizatë nuk po arrin të kontaktojë me ekipin për më shumë se 12 orë.

“Situata është shumë e vështirë”, tha ai për Associated Press. “Ne nuk mund të komunikojmë me ekipin tonë. Nuk e dimë nëse janë të sigurt”.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!