Agjencia për Bashkëqeverisje, Çano: Duhet të jetë e përhershme, kemi marrë 905 masa pas denoncimeve

schedule20:10 - 29 Tetor, 2021

schedule 20:10 - 29 Tetor, 2021

Projektligji “Për bashkëqeverisjen” ka sjellë diskutime të shumta në Komisionin e Ekonomisë dhe Financave.

Kjo agjenci pritet të hetojë shkelje që bëhen në administratën publike ku denoncimet do të vijnë nga qytetarët.

Eridana Çano, Drejtoreshë e Agjencisë për Dialog dhe Bashkëqeverisje e ftuar në “Radarin Informativ” në ABC, ka theksuar se agjencia ka si qëllim rritjen e cilësisë së shërbimeve për qytetarët dhe zbulimin e abuzimeve që bëhen në administratën publike.

“Agjencia ka për qëllim, për të furnizuar qytetarin dhe për të marrë përgjigje në mënyrë cilësore. U lind nevoja që të shndërrohej nga një VKM në projekt ligj. Së bashku me agjencinë, qytetari për rastet abuzive me dhënien e shërbimit denoncon dhe agjencia heton për rastin si dhe të bëjë ndërmjetësim. Nëse  qytetari i drejtohet bashkëqeverisjes. Ne bëjmë ndërhyrjen për të gjetur një zgjidhje para se të kalojë në gjykatë.” tha Çano.

Sipas Çanos “platforma” për bashkëqeverisjen u ka shërbyer mbi 140 mijë qytetarëve. Ndërkohë Çano ka treguar se ka pasur edhe ndëshkime në radhët e administratës publike deri në gjoba e heqje të ditës së punës.

“Agjencia heton shkelje Administrative. U kemi shërbyer 140 mijë qytetarëve. Mbi 53 mijë raste janë të zgjidhura si në nivel qendror ashtu dhe vendor. Janë mbi 1200 raste të përfunduara. Pra kur ne japim përgjigje se çfarë duhet të ndjekë. Ka raste ku qytetari të shkojë në dyert e gjykatës. “

“ Administrata shqiptare është duke u konsoliduar. Ka nevojë që përformanca të monitorohet dhe qytetari është zë për tu dëgjuar si administrata qaset ndaj qytetarit. Kanë qenë këto raste mos veprime apo veprime të gabuara nga Administrata. Kemi 905 masa ndëshkimor që janë marrë me rastet e zgjidhura. 437 janë vërejtje, kemi edhe dy procedime penale. Kemi këshillim, heqje ditës së punës apo zbritje nga detyra.” tha Çano.

Çano ka theksuar se agjencia duhet të jetë e përhershme dhe të bëhet një mekanizëm që alarmon për shkeljet e administratës publike.

“Mendoja që agjencia nuk duhet të pushojë së punuari asnjëherë. Është një lloj mekanizmi që ngreh disa zile për të tërhequr vëmendjen. Platforma merr 1 mijë ankesa në  javë. Tani ankesat nuk do jenë më me letër. Do jetë elektronike.” tha Çano.  /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!