reth 300 ushtarë koreano-veriorë janë vrarë dhe 2,700 të tjerë janë plagosur në luftën e Rusisë në Ukrainë, tha atë hënën agjencia e zbulimit e Koresë së Jugut para ligjvënësve në një seancë me dyer të mbyllura.
Shërbimi Informativ Kombëtar i Seulit tha se kishte qenë i pranishëm në marrjen në pyetje të disa trupave të Koresë së Veriut që ishin kapur nga forcat ukrainase.
Seanca mbahet disa ditë pasi presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy njoftoi për kapjen e dy ushtarëve të Koresë së Veriut gjatë luftimeve në rajonin Kursk të Rusisë, ku forcat ukrainase ndërmorën një ofensivë të befasishme në gusht.
Ushtria e Ukrainës tha të hënën se shkatërroi 78 nga 110 dronët që forcat ruse lëshuan gjatë natës në sulmet që kishin në shënjestër rajone në të gjithë vendin.