Agjencia Kombëtare e Diasporës/ Selia do të jetë në Tiranë, financimi nga buxheti i shtetit dhe donacione

schedule19:42 - 6 Mars, 2024

schedule 19:42 - 6 Mars, 2024

Këshilli i Ministrave vendosi këtë të mërkurë për krijimin, organizimn dhe funksionimin e Agjencisë Kombëtare të Diasporës.

Agjencia do të financohet nga buxheti i shtetit, nga donacione dhe nga burime të tjera të ligjshme.

Misioni i Agjencisë do të jetë që të kontribuojë, të nxisë e të promovojë rritjen e vlerave dhe të traditave më të mira kombëtare të diasporës.

V E N D I M

PËR KRIJIMIN, ORGANIZIMIN DHE FUNKSIONIMIN E AGJENCISË KOMBËTARE TË DIASPORËS

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të nenit 10, të ligjit nr.9000,                             datë 30.1.2003, “Për organizimin dhe funksionimin e Këshillit të Ministrave”, dhe të neneve 6 e 18, të ligjit nr.90/2012, “Për organizimin dhe funksionimin e administratës shtetërore”, me propozimin e ministrit për Evropën dhe Punët e Jashtme,  Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

  1. DISPOZITA TË PËRGJITHSHME
  2. Krijimin, organizimin dhe funksionimin e Agjencisë Kombëtare të Diasporës (në vijim, Agjencia), si person juridik publik buxhetor në varësi të ministrisë përgjegjëse për çështjet e diasporës (në vijim, ministria), me seli në Tiranë.
  3. Agjencia financohet nga buxheti i shtetit, nga donacione dhe nga burime të tjera të ligjshme. Buxheti i Agjencisë përbën zë të veçantë në buxhetin e ministrisë.
  4. Misioni i Agjencisë është të kontribuojë, të nxisë e të promovojë rritjen e vlerave dhe të traditave më të mira kombëtare të diasporës.
  5. PËRGJEGJËSITË FUNKSIONALE TË AGJENCISË

Agjencia, në funksion të përmbushjes së veprimtarisë së saj, ka përgjegjësi të organizojë punën për:

  1. a) përmirësimin e pozitës së diasporës dhe mbrojtjen e të drejtave dhe të interesave të saj, aty ku gjendet;
  2. b) ofrimin e ndihmës për ruajtjen e gjuhës e të trashëgimisë kulturore kombëtare;
  3. c) nxitjen e bashkëpunimit ekonomik ndërmjet vendit të origjinës dhe diasporës;

ç) bashkëpunimin për prosperitet, paqen, mirëqenien, kulturën dhe solidaritetin shoqëror të të gjithë kombit.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!