Agjencia Kombëtare e Barnave: Kemi tërhequr nga tregu prodhimet e barnave me “Ranitidinë”

schedule15:52 - 27 Shtator, 2019

schedule 15:52 - 27 Shtator, 2019

Agjencia Kombëtare e Barnave dhe Pajisjeve Mjekësore thotë se ka tërhequr nga tregu të gjitha prodhimet e barnave me princip aktiv “Ranitidine” për përdorim.  Vendimi vjen disa ditë pasi Administrata amerikane për Barnat dhe Ushqimet dhe Agjencia evropiane e Barnave kanë njoftuar se ky medikament që përdoret gjerësisht dhe pa recetë nga mjeku për të ulur sasinë e aciditetit në stomak ka përmbajtje kancerogjene.

Ndryshe nga agjencitë homolge në vendet fqinje që e tërhoqën menjëherë nga tregu këtë bar, Agjencia Kombëtare e Barnave këshillon spitalet dhe mjeket të mos e përdornin këtë ilac. Vetëm sot drejtoresha e Agjencisë, Narvina Sinani, thotë se profesionistëve të shëndetit iu është kërkuar të pezullojnë dhënien e barnave me përmbajtje “Ranitidine”, deri në një njoftim të dytë nga institucionet ndërkombëtare. Në të njëjtën kohë, Sinani shprehet se ka nisur kontrolli i subjekteve farmaceutike dhe paralajmëron masa ne rast të konstatimit të tregtimit të këtij bari./ABC News Albania 24/7

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!