UN Women, agjencia e Kombeve të Bashkuara për barazinë gjinore, ka thënë se lufta në Gaza është “gjithashtu një luftë kundër grave”. Agjencia e OKB-së tha se forcat izraelite kanë vrarë rreth 9,000 gra që nga tetori, me një mesatare prej 63 gra që pritet të vriten çdo ditë që lufta vazhdon.
Gati 9 në 10 gra raportojnë se e kanë më të vështirë të kenë akses në ushqim sesa burrat, tha UN Women, dhe rreth 4 nga 5 gra raportojnë se familja e tyre ha gjysmën ose më pak të ushqimit që dikur para luftës.
“Ndërsa lufta në Gaza i afrohet pesë mujorit, gratë e Gazës vazhdojnë të vuajnë ndikimin e saj shkatërrues. Ndërsa kjo luftë nuk kursen askënd, të dhënat e UN Women tregojnë se ajo vret dhe plagos gratë në mënyra të paprecedentë.”, tha agjencia në një deklaratë të premten./abcnews.al