Agim Nesho: Ndryshimi i kufijve tendencë e Serbisë, me skenar të fuqive të mëdha

schedule21:31 - 6 Maj, 2021

schedule 21:31 - 6 Maj, 2021

Diplomat  Agim Nesho  i ftuar në Log. ka thënë se është e qartë që i gjithë debati që është ngritur së fundmi është në kuadër të interesave të fuqive të mëdha.

Nesho ndër të tjera ka theksuar se interesat direkte të kësaj çështje është Serbia, por që patjetër iniciativa është më  e madhe dhe sipas tij Rusia është një ndër fuqitë që ka interes në Ballkan.

Të gjithë këto zëra janë me dëshirën për të bërë ndryshime kur BE  akoma nuk ka gjetur zgjidhje për këto vende, janë kryesisht tendenca të Serbisë me skenar të vendeve dhe të fuqive të mëdha. Marrëveshja e Dejtonit në atë kohë ishte një zgjidhje e momentit për të ndaluar gjakderdhjen, ishte një stabilitet momental jo marrëveshje e mirëfilltë.

 Tashmë nga ’95 në 2021 kemi një gjeneratë që jeton me parimet demokratike të Evropës. Serbia vijon me politikën e saj deri në zgjedhjet presidenciale të 2022, Vuçiç ecën me këtë skenar për çështjet që BE  dhe Amerika nuk i ka zgjidhur akoma. Është një mirëkuptim nga BE që thonë se marrëveshja dhe njohja reciproke janë zgjidhja e çështjes së këtyre dy vendeve Ballkani shërben si precedent, ose zgjedhjet ballkanike u shërbejnë fuqive të mëdha siç është dhe Rusia që kërkon të ngrejë fuqinë e saj në të gjithë ish republikat jugosllave”, ka thënë Nesho.e.su./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!