Agim Kajmaku ende në arrati, shtyhet përsëri seanca gjyqësore

schedule13:52 - 1 Qershor, 2020

schedule 13:52 - 1 Qershor, 2020

Gjykata e Tiranës shtyu për në 4 qershor seancën gjyqësore ndaj ish-kryebashkiakut të Vorës, Agim Kajmaku.

Shkak i shtyrjes ishte mosparaqitja e avokatit mbrojtës të Kajmakut.

Ish-kryebashkiaku  po gjykohet në mungesë për akuzat e “falsifikimit të formularëve”, “falsifikimit të dokumenteve” dhe “kryerje e funksionit pas dhënies fund të tij”.

LEXO edhe: Ish-kreu i bashkisë së Vorës Agim Kajmaku zyrtarisht i pandehur: Nis gjykimi në mungesë

Të bashkëpandehura me Kajmakun janë dhe Merita Shytko e Irma Bylyku të akuzuara për “falsifikim dokumentesh” dhe Mirjeta Mema për “shpërdorim të detyrës”.

Kujtojmë se pas denoncimit të PD, KQZ-ja shkarkoi nga detyra Agim Kajmakun pasi nuk kishte deklaruar ne formular ndjekjen penale ne shtetin grek./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!