Agim Baçi: Pjesa më e madhe e fëmijëve deri në vitet ’90 e dinin se e kishin emrin “mos”

schedule22:08 - 8 Nëntor, 2022

schedule 22:08 - 8 Nëntor, 2022

Standardi i gjuhës shqipe dhe rishikimi i tij ka qenë tema e debatit në emisionin “Log.” nga Endri Xhafo, në muajin kur Kogresi i Drejtshkrimit të Gjuhës Shqipe bën 50 vjet.

Gjatë debatit, analisti Agim Baçi, i cili u shpreh pro rishikimit të standardit, tha se deri gjuha prodhon mendim.

Nisur nga kjo ai tregoi se deri në vitet ’90, pjesa më e madhe e fëmijëve kujtonin se e kishin emrin “mos”, pasi vazhdimisht iu mohohej të bënin diçka.

“Gjuha prodhon mendim, prandaj jemi të shqetësuar. Me shqiptarët e Kosovës flisnim shqip në vitet ’90 dhe nuk kuptoheshim, se ata flisnin me formulim sllav. Janë shumë fjalë që e kanë humbur kuptimin. Ne shpesh kemi debatuar “ne dhe ata”. Ata është armik. A e di që pjesa  më e madhe e fëmijëve deri në vitet ‘90 e dinin se e kishin emrin “mos”. Mos bëj këtë, mos shko aty, mos fol me filanin. Diktaura është një “mos”, tha ai. /abcnews.al