Gazetari Agim Baçi deklaroi në ‘Log.’ në Abc të gazetarit Endri Xhafo, se gabimi më i madh që mori Lulzim Basha, ishte se mori një PD me Sali Berishën brenda.
Sipas tij Basha pagoi kostot, pasi brenda PD-së ishte dhe Sali Berisha. Ndërsa shtoi se nëse Sali Berisha do të zgjidhje kryetar i PD-së, atëherë non-grata do të ishte objekt i fortë në dorën e socialistëve sa herë të flasë në Kuvend.
‘Për mua gabimi më i madh i Lulzim Bashës është se mori një PD me Sali Berishën. Nuk mund të ketë sot opozita, ne e kemi parë në parlament që sa herë flet zoti Berisha i thonë non-grata, imagjino të kemi një kryetar partie non-grata në parlament’, tha Baçi.

