Agalliu ikën nga Basha/ Daci: PD në krizë, jo parimesh, por lidershipi

schedule18:27 - 17 Korrik, 2024

schedule 18:27 - 17 Korrik, 2024

Deputeti Arbi Agalliu ka njoftuar largimin nga grupi parlamentar i Partisë Demokratike.

Politologu Alban Daci në një lidhje të drejtpërdrejtë për “Special Report” në ABC News, u shpreh se  PD është një krizë tej zgjatur, jo parimesh por lidershipi.

Daci u ndal te mundësi e një poli të tretë në PD, ku tha se në këto rrethana ka zero shanse që një parti e re të këtë sukses.

“Nëse vëmë re e gjithë kriza e PD-së, kanë pasur një problematikë thelbësore që lidhet me kurajon, për të pasur bisedime me qytetarët. Në momente më delikate, pothuajse të gjithë deputetët kishin një mungesë kuroje për të pasur një diskutim mediatik, për të sqaruar demokratët dhe për krizën e tejzgjatur. Sipas meje kjo nuk është krizë parimesh, por krizë lidershipi. Kriza e brendshme e demokratëve, ngjan asaj thënies, ‘secili për veten dhe Zoti për të gjithë’.

Unë mendoj që nuk ka të bëjë fakti me braktisje apo jo. E dini si është sot situata e PD? Vulën nuk e ka Basha, por Berisha.

Në të dyja grupimet që janë në konflikt, të dyja palët janë demokrate. Për të shkuar në një parti të re nuk do ndiqnin Bashën apo Berishën. Personat që kanë ndjekur Bashën kanë tradhtuar njerëzit. Në këto rrethana, ka zero shanse që një parti e re të ketë sukses.”, u shpreh Daci.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!