Sekretari i grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Arbi Agalliu ka bërë një denoncim në lidhje me vjedhjen e pronave në jug të vendit. Sipas tij po tjetërsohen dokumentet në Himarë, ndërsa ka përmendur edhe emra për rastin e denoncuar.
“Dua të bëj një denoncim për atë që quhet vjedhja e pronave. Në vendin tonë dëgjohet shpesh emri i investitorit strategjik por nga ana tjetër me shumë hidhërim shohim se grabiten prona të banorëve shekullore grabiten prona të qytetarëve të ndershëm duke manipuluar apo duke tjetërsuar letrat hipotekat certifikatat e pronësisë.
Këtu kam letrat për një tokë në ish bashkinë Himarë në Jalë ku pasardhësit e Ilo Mëhillit kanë marrë sipas këtij akti të marrjes në pronësi 9100 metra katrorë tokë por nga ana tjetër sipas ligjeve në fuqi norma për frymë në ndarjen e tokës në Bashkinë Himarë në fshatin Vuno është jo me shumë 3500 metra katrorë për frymë.
Në certifikatë familjare të marrjes së pronësisë në 1991 kemi pasur Lilo Mëhillin. Pse pasardhësve të këtij individi i janë dhënë më mbi 6000 metra katrorë tokë më shumë nga çfarë i takon sipas ligjit”, tha Agalliu.
/abcnews.al