Aftësimi i fëmijëve/ Tiranë, kurse falas te piramida për nxënës në 8 disiplina

schedule15:49 - 9 Janar, 2024

schedule 15:49 - 9 Janar, 2024

Anteo kishte një dëshirë.

“Gjithmonë kam dashur të futem në fushën e teknologjisë.”

E ktheu në realitet me hapjen e “Tumo” tek Piramida në Tiranë.

” Thash ta provoj, ishte një shans që nuk duhej humbur.”

Ndryshe nga Anteo që në këtë qendër për teknologjinë dhe inovacionin merr mësime për të tretin vit radhazi,  Esni vjen për herë të parë ..

“U bashkova ngaqë është falas. Të gjitha bizneset e mëdha kanë teknologjinë e përfshirë, do ishte mirë të mësonim.”

Prej këtij viti  të gjithë fëmijët  dhe adoleshentët   të  apasionuar pas teknologjisë  kurset  tek “Tumo” Tirana do t’i marrin falas.

Kriter është vetëm mosha, nga 12 në 18 vjeç.  Aplikimet kanë nisur.

Financimi  për  fëmijët e kryqytetit do të mbulohet nga  bashkia dhe Fondacioni Shqiptaro  Amerikan për Zhvillim.

“Ka qenë  në fakt që në fillim si qëllim. Tumo është në 13 shtete në të gjithë botën, i vetmi vend që kishte ngelur ende me pagesë ishte Shqipëria. Nëse kostoja është diku 150 dollarë  ne kemi mbuluar rreth 100, pjesën tjetër e paguante familja.  Gjatë gjithë kohës ne kemi ndërtuar një program gradualisht për ta çuar dijen e “Tumo” tek fëmijët  papagesë, për një arsye shumë të thjeshtë, çdo fëmijë në Republikën e Shqipërisë se ka prindër të pasur apo ta varfër, parimi është që duhet të kenë akses”

Qendra ka kapacitet për 3500 fëmijë. Ata mund të studiojnë  në tetë fusha të ndryshme. Programi është i njejtë si në Tumo Paris, Lion apo Berlin ndërsa mësuesit  janë  trajnuar prej kolegëve atje.

Por çfarë tjetër e bën të veçantë këtë qendër?

“Informacionin që mësojnë janë në gjendje ta vënë direkt në zbatim.  Këtu marrin njohuri nga fusha të ndryshme si programimi, robotika,  game development, por ka dhe nga  pjesa artistike me mjete digjitale si animation, grafic designe.  Gjatë muajit të parë i provojnë të gjitha, pas një muaji ata fillojnë të zgjedhin kë pëlqejnë më shumë, ku kanë më tepër prirje dhe vijojnë më pas në katër disiplina të ndryshme. Një nivel i një kursi zgjat 2-3 muaj, nëse do të llogarisim tre nivele të një kursi, në një vit e gjysmë  mbarojnë bazat për 2- 3 disiplina të ndryshme“

Dikush mund  të ketë ardhur  i nxitur nga shokët, një tjetër nga prindërit, por ndikimi ishte sa për tja nisur.

“Në fillim se kisha dhe me aq me dëshirë, thoja çdo bej unë atje,  unë sdi të bëj asgjë, nuk di ti menaxhoj situatat,  tani mendoj ndryshe, shumë pozitivisht.”

 “Gjej atmosferë të lezetshme për të punuar.”

“Më pëlqen më shumë grafik dizajn që lidhet me tabelat vizuale nëpër rrugë, sistmin e qarkullimit rrugor”

Këta janë fëmijët e Piramidës në Tiranë. Prej hapjes së qendrës tre vjet më parë  në Tumo janë përgatitur rreth 2600 adoleshentë. Sot shumë prej tyre janë pjesë e  bizneseve apo auditoreve.

“Kemi pasur shumë studentë që kanë filluar në kompani të ndryshme softwere, duke nisur nga bazat e këtij profesioni si grafic design apo programimi”

“Sikur 10% e tyre të ndërtojnë një karrierë për shkak të këtij programi të jeni të sigurtë që do shohimi një brez të rinjsh shumë më ndryshe  nga këta që janë sot”

Një pasion apo fillimi i rrugës për të ardhmen. Çfarëdo qoftë  teknologjia për secilin prej tyre    nga  “Tumo” të gjithë  dalin me një mendim .

“Bazat për IT i kam marrë”/ abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!