Lukman Hussein është afrimi i pestë te Tirana kampione e vendit. Nigeriani, i cili luan si mbrojtës i djathtë dhe mesfushor qendre, u largua nga Kastrioti me mbylljen e sezonit të shkuar.
“Klubi i Futbollit Tirana njofton afrimin e lojtarit Lukman Olayemi Hussein. 25 vjeçari ka firmosur sot me klubin dhe do të jetë pjesë e kampit të kampionëve për dy sezonet e ardhshme.
Mesfushori do të dalë sot në seancën stërvitore për tu prezantuar me skuadrën dhe stafin teknik. I urojmë suksese me fanellën bardheblu”, njofton Tirana. / abcnews.al