Afrimi i parë i Liverpool, sot kryen vizitat mjekësore

schedule09:54 - 18 Dhjetor, 2019

schedule 09:54 - 18 Dhjetor, 2019

Liverpool ka nisur merkaton dhe ditën e sotme pritet të kryejë vizitat mjekësore japonezi Takumi Minamino, i cili po bën një sezon të mirë me RB Salbzurg. Autori i pesë golave në kampionat u bëri përshtypje “The Reds” në përballjen kundër tyre në Champions League.

Mediat në Angli raportojnë për një marrëveshje të arritur në shifrën e 8 milionë sterlinave, ndërkohë që Minamino do të bashkohet me Liverpool më 1 janar. Kjo është lëvizja e parë e të kuqve në merkato.

Klubi anglez ka një organikë të plotë dhe nuk shihen të domosdoshme shumë ndërhyrje. Ecuria e deritanishme e ka treguar diçka të tillë, pasi kryeson kampionatin dhe shanset janë të mëdha që më në fund titullin të rikthehet në Liverpool. /abcnews.al

Minamino, sulmuesi i Red Bull Salzburg

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!