Afrimi i fundit i kampionëve, Feronikeli përforcon sulmin

schedule14:45 - 14 Janar, 2020

schedule 14:45 - 14 Janar, 2020

Merkato në Kosovë ka sjelle lëvizje të shumta të klubeve që po përforcohen. Feronikeli ka pretendime të mëdha dhe ka zyrtarizuar një afrim në repartin e sulmit. Klubi nga Drenasi ka prezantuar Basiru Mbye, 20-vjeçarin nga Gambia.

Sulmuesi është aktivizuar me ekipet e dyta të ekipeve belge të Lokeren dhe Oostende, teksa numëron 28 gola dhe 7 asiste me të parët dhe 16 gola e 2 asiste për Oostenden B.

Kampionët në fuqi i urojnë mirëseardhjen lojtarit afrikan dhe shpreson që Mbye të shënojë sa më shumë gola. Feronikeli renditet në vend të pestë me 27 pikë në IPKO Superliga dhe gjendet shtatë pikë larg Ballkanit kryesues. /abcnews.al