Indrit Prodani dhe Arbër Mehmetllari janë zyrtarisht të Dinamos. 18-herë kampionët e fundit kanë dalë me njoftim dhe i kanë zyrtarizuar të dy futbollistët.
Prodani luan si mbrojtës i majtë dhe ka spikatur me Kastriotin, ndërsa më parë kishte tentuar të luante me Laçin në Superiore.
Mehmetllari është sulmues dhe ka qenë pjesë e Bylisit dhe Luftëtarit, klube që e kanë huazuar nga kroatët e Lokomotiva Zagreb. / abcnews.al