Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Afrikani vdes në moshën 127 vjeçare, besohet se është njeriu më i vjetër në botë

schedule11:02 - 1 Tetor, 2021

schedule 11:02 - 1 Tetor, 2021

Një burrë nga Eritrea në Afrikë ka vdekur në moshën 127 vjeçare. Familjarët e tij kërkojnë që ai të futet në Guinness si personi më i vjetër që ka jetuar ndonjëherë. Natabay Tinsiew vdiq paqësisht të hënën, konfirmuan familjarët e tij.

Nipi i tij, Zere Natabay për BBC se të dhënat, përfshirë certifikatën e lindjes, tregojnë se ai lindi në të njëjtin vit kur u pagëzua në 1894. Familja e Natabay besonte se ai kishte lindur në 1884, por u pagëzua 10 vjet më vonë, kur një prift erdhi në fshatin e tyre.

Zere tha se kishte kontaktuar me Rekordet Botërore Guinness për të vërtetuar dokumentet zyrtare të lindjes së gjyshit dhe ishte duke pritur për një përgjigje. Guinness ka regjistruar si personin më të vjetër në botë gruan franceze Jeanne Calment, e cila vdiq në 1997 në moshën 122 vjeçare. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!