Afrika është kontinenti i parë që po prodhon një test Covidi të ngjashëm me atë të shtatzënisë.
Testi po krijohet nga Instituti Pasteur, i cili është një qendër biomjekësore në Dakar, kryeqytetin e Senegalit.
Siç raporton CNN, testi është projektuar që të jap rezultatet brenda pak minutash.
Drejtori i Institutiti Pasteur, Amadou Sall u shpreh se testi do të kushtojë një 1 dollar.
Ai gjithashtu u shpreh se testi që do të krijohet është shumë i thjeshtë për t’u përdorur.
“Kjo është një teknologji shumë e thjeshtë, si një test shtatzënie që mund ta përdorni kudo në nivelin e komunitetit, i cili është i rëndësishëm për Afrikën,” tha ai.
Sipas Institutit testimi nuk ka nevojë për analiza laboratorike pasi vetëm një pikë gjaku vendoset në njësinë e matjes dhe shiriti do të tregojë nëse personi është i infektuar apo jo me Covid.
n.d./abcnews.al