Afrika shpallet e pastër nga poliomeliti

schedule21:41 - 25 Gusht, 2020

schedule 21:41 - 25 Gusht, 2020

Afrika më në fund duket se e ka fituar sfidën me poliomelitin. Në raportin më të fundit nga Komisioni Rajonal për Certifikimin e Poliomelitit, Afrika është shpallur e pastër nga kjo sëmundje.

Sëmundja zakonisht prek fëmijët nën pesë vjeç dhe nganjëherë çon në paralizë të pakthyeshme. Ajo mund të jetë fatale kur preken organet e frymëmarrjes.

Ndër të tjera në mediat e huaja bëhet me dije se 25 vjet më parë, mijëra fëmijë në Afrikë janë paralizuar nga poliomeliti. Nigeria ka qenë vendi i fundit afrikan që është shpallur i pastër nga sëmundja.

Më pak se një dekadë më parë, atje janë regjistruar më shumë se gjysma e të gjitha rasteve globale. Poliomeliti tani është i pranishëm vetëm në Afganistan dhe Pakistan. Kurë për të nuk ka, por vaksina e poliomelitit i mbron fëmijët për gjithë jetën.

Më shumë se 95% e popullsisë së Afrikës tani është e imunizuar. Ky edhe ka qenë një nga kushtet që ka vendosur Komisioni Rajonal i Certifikimit në Afrikë përpara se ta shpallte kontinentin të pastër nga poliomeliti./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!