Dy ushtarë të Marinës së Afrikës së Jugut kanë vdekur në det pranë Cape Town dhe pesë të tjerë janë shpëtuar pas një aksidenti, rrethanat e të cilit ende nuk janë sqaruar.
Zëdhënësi i NSRI, Craig Lambinon tha se gjithsej shtatë persona u shpëtuan, por “për fat të keq dy vdiqën”.
Një nga të shpëtuarit është dërguar në spital dhe ndodhet në gjendje të rëndë. Katër të tjerët kanë lëndime të lehta.
Operacioni i kërkim-shpëtimit vazhdon pasi një ushtar është ende i zhdukur.
Aksidenti ka ndodhur pasdite në afërsi të fshatit bregdetar Kometie, i cili është përballë Oqeanit Atlantik.
Marina e Afrikës së Jugut këtë javë po kryen stërvitje në Cape Town dhe publiku është ftuar të shohë nga afër anijet luftarake si dhe një nëndetëse.