Presidenti i Afrikës së Jugut Cyril Ramaphosa ka njoftuar se do të rikthejë masat e rrepta të bllokimit të vendit ndërsa shënohet një rritje e theksuar e rasteve me COVID-19.
Zoti Ramaphosa tha në një fjalim drejtuar vendit të dielën se rritja tregon se virusi “po kthehet përsëri” në vendin më të prekur të Afrikës, ndërsa pjesë të vendit tashmë po përjetojnë “një valë të tretë”.
Presidenti tha se nga e hëna orari i ndalim-qarkullimet do të zgjatet me një orë, duke filluar në orën 11:00. deri në 4 të mëngjesit.
Kreu i atij vendi tha gjithashtu se do të ulej numri i njerëzve që lejohet të mblidhen së bashku për raste të ndryshme ndërsa dha urdhër për ndalimin e takimeve familjare dhe me miqtë pas funeraleve.
Afrika e Jugut ka shënuar më shumë se 1.6 milion raste të konfirmuara infektimesh me COVID-19 dhe më shumë se 56,000 vdekje./voa.